Një nga ikonat e futbollit shqiptar, Eduard Abazi, në një lidhje skype për emisionin “Sport News” të moderuar nga Enxhi Biba, në News24, tregoi fajtorët e rënies nga kategoria të Dinamos.

Gjithashtu, si një ish-i skuadrës dinamovite, Abazit i vjen keq që pranë klubit nuk u afruan disa nga legjendat e këtij klubi, pasi eksperienca e tyre do të vlente shumë në këtë periudhë rikthimi në elitën e futbollit shqiptar.

Ndërsa sa i përket Kombëtares shqiptare, Abazi pohoi se është në rrugën e duhur dhe disa prej të rinjve janë rritur shumë. Sipas tij, kuqezinjtë përballuan mirë një rival si Spanja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb