Ndërsa në Kuvend po diskutohej Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8580, datë 17.02.2000, “Për partitë politike”, i ndryshuar”, deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri tha se ka ardhur koha të zhduken tre partitë kryesore, që në fakt ngjajnë si një e vetme, sipas tij.

I nderuar drejtues i seancës, shumë njerëz thonë që në Shqipëri nuk ka krizë, por ajo vjen nga partitë politike që fshehin interesat e oligarkëve. Kjo oligarki dhe politika që i përfaqëson ka fituar përvoja negative nga vitet e kaluara. Në këtë kuptim përvoja, interesat i ka bërë këto tre parti më paqësore, më të gatshme të ulën për marrëveshje. Nëse nga njëra anë Rama i vendos taksë rrugës së Kombit dhe shqiptarët ngrihen në protestë atij i duhej një Lul nul që ta mposhte atë protestë. Nëse flitet për Ramën, flitet edhe për Bashën edhe për Kryemadhin.

Këto tre parti bashkë me sistemin që kanë krijuar duhet të shemben. Kjo është e vetmja rrugë që të demokratizojë partitë politike. Kush voton për Ramën do bashkëqeverisë me Bashën. Kjo është e vërteta, s’ka asnjë tjetër.

Më tej Valteri hodhi akuza konkrete për Presidentin Meta dhe për PD-në.

“Nga frika e reformës në drejtësi, Meta ende s’ka zbritur nga mali. Ndërsa PD është kthyer si ato klubet e futbollit në krizë që fillojnë dhe shesin talentet tek partitë e tjera. Ka bashki ende pa kryetar që ngjajnë si han me 7 porta, si shembull po ju sjell Bashkinë e Vorës”,- shtoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: