Partizani feston së bashku me tifozët Ultras një fitore që vlen më shumë se sa tre pikët. Të kuqtë thyen Kukësin në “Elbasan Arena”, një ndeshje ku konfirmuan supermacinë e tyre. Skuadra e Skënder Gegës vijojnë formën fantastike dhe sot më shumë se kurrë të gjithë janë të bindur se ky është viti i duhur që kryeqytetasit të synojnë me kohë të plotë titullin kampion.

5 fitore në 5 takimet e fundit, përfshi këtu dhe një ndeshje Kupe, e të mendosh që kalendari i kishte rezervuar dhe kundërshtar të dirket si Flamurtari, Tirana dhe Kukësi, përforcojnë dhe më shumë këtë ide. Partizani nuk i lë asgjë rastësisë, shfrytëzon çdo detaj, dhe ndëshkuan Kukësin me një asisit perfekt të Bardhit për Esat Malën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb