Është një finale për Tiranën, por është një sfidë shumë e rëndësishme edhe për Vllazninë, pasi shkodranët synojnë të ruajnë vendin e dytë. Brdaric është i vetëdijshëm për rëndësinë e këtij takimi, çfarë përfaqëson kjo përballje, për këtë arsye nuk fshihet, por është i qartë teksa thekson se në Tiranë shkojnë për fitore:

“Është një ndeshje speciale dhe e madhe, ne shkojmë për të marrë tri pikë. Dy ndeshjet e fundit na dhanë shtysë dhe do përgatitemi për një ndeshje të fortë. Tirana e ka si finale? Po, ata luajnë kundër Vllaznisë. Një kundërshtar i fortë për ta. Mezi e pres këtë betejë të fortë.

Në konferencë për shtyp, në vigjilje të klasikes kundër Tiranës, tekniku gjerman shtoi se Vllaznia zbret e motivuar në maksimumin pasi synojnë një vend të mirë në tabelën e renditjes, për të siguruar më pas një avantazh të lehtë në “final-four”:

“Jam realist, vendi i parë i dytë dhe i tretë do sigurohen në këto sfida. Ne jemi të qetë dhe të motivuar. Kemi marrë shenja të mira, jemi të gjithë për një drejtim bashkë me klubin”

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb