Pasi u mposht nga Egnatia, Partizani bie edhe në Laç, me kurbinasit që fitojnë 1-0. Pas kësaj humbje, të kuqtë lënë kreun e renditjes, që merret nga rivalët e Tiranës.

Ndërsa Laçi, pas 3 fitoreve radhazi, lë pas krizën e fillimit dhe ngjitet në vendin e 6-të në kuotën e 14 pikëve. Kurbinasve u ka mjaftuar goli i Serxho Ujkës, i cili ka shënuar me një goditje dënimi falë një super asisti me kombinim të ish-it të madh të sfidës, Mentor Mazrekaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb