Shadrah Eghan është një tjetër futbollist që i është ofruar Partizanit në orët e fundit. Burime nga menaxherët bëjnë me dije se dosja dhe të dhënat e mesfushorit 24- vjeçar nga Gana ka mbërritur në zyrat e klubit të kuq dhe marrëveshja është shumë pranë zyrtarizimit ashtu siç bëri me dije “Panorama Sport” në versionin print.

Eghan është me tipare sulmuese, por arrin edhe të mbrojë mirë. Nga 2013 deri në 2017, ai ka qenë pjesë e holandezëve të Tuentes, me të cilët ka luajtur 41 ndeshje dhe ka shënuar 7 gola. Gjatë kësaj kohe ai është huazuar në disa ekipe, por nuk ka mundur të lërë gjurmë. Momentalisht është pa skuadër.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/video-partizani-gjen-fantazist-shume-prane-akordit-me-ish-lojtarin-e-tuentes/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb