7 javë kishte Partizani që nuk e njihte shijen e fitores, e fundit datonte kundër Vllaznisë më 5 shtator, një ecuri jashtëzakonisht negative që zhyti “demat” në “fundin e ftohtë”. Në 3 ndeshje në stolin e kuq, Karoglan kishte pësuar 3 humbje duke e kthyer në “ferr” këtë aventure të tij në Shqipëri. Më në fund, Partizani reagoi, këtë e bëri në javën e 10-të, në sfidën që më pak pritej, në transfertë përballë Teutës, ku mjaftoi një gol i Atanaskoski-t për të dalë me pikë të plota.

Në 10-të javë, kjo ishte fitorja e dytë për Partizanin, me të kuqtë që vijojnë të qëndrojnë në fundin e tabelës, por ky trepikësh ishte jetik për të zgjuar “demat”, me tifozët e kuq që kishin filluar të përjetoni makthe. Për të kuptuar situatën ku ndodhej Partizani mjafton të dëgjojmë trajnerin Karoglan i cili pas ndeshjes deklaroi se kishte 3 javë që nuk dilte nga dhoma e tij.

Rezultatet
Rezultatet

Festojnë të kuqtë, ndërsa në Durrës bien “kambanat” e para. Pasi provuan shijen e parë të humbjes ndaj Egnatias pak ditë më parë, Teuta pëson humbjen e dytë sezonale. Ekipi i Edlir Tetovës lëshon menjëherë terren duke u shkëputur me 4 pikë në raport me Egnatian kryesuese.

Renditja
Renditja

Me 17 pikë në vendin e 3-të renditet Dinamo City. Ekipi i Ilir Dajës doli me 1 pikë nga transferta përballë Vorës pas barazimit 2-2. Kryeqytetasit pësuan një gol në shtesë në minutën e 93-të, një gol që nuk u prit mirë nga stafi dinamovit të cilët vendosën heshtje për shtyp.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb