Partizani i ka dhënë fund sot javës përgatitore në prag të ballafaqimit me Kukësin sfidë që luhet nesër ora 16:00 dhe është e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore.

Në drejtimin e trainerit Agostineli dhe stafit teknik grupi ka kryer sot paradite seancën e fundit e cila është zhvilluar në stadiumin “Qemal Stafa” nën reshjet e dendura të shiut, që kanë shoqëuar të gjithë seancën përgatitore.

Gjendja e lojtarëve paraqitet tepër optimale, ndërkohë që me grupin sot është stërvitur normalisht edhe sulmuesi Sukaj. Skuadra sot do të udhëtoj drejt Kukësit ku do të akomodohet në një prej hoteleve të qytetit verior. Takimi Kukësi–Partizani do të zhvillohet ditën e hënë ora 16:00 në stadiumin “Zeqir Ymeri”./panoramsport
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: