Nëse nga Gjirokastra nuk do të ktheheshin me pikë të plota, diskutimi do të ishte ndryshe sot në shtëpinë e Partizanit. Ajo fitore erdhi pikërisht në momentin e duhur por përtej rezultatin, Adolfo Sormani vijon të përqendrohet tek loja dhe ajo që ekipi i tij jep në fushë:

“Problemi nuk është vetëm rezultati, ajo që vlen më shumë është që shoh lojën e skuadrës. Skuadra duhet të jetë drejt përmirësimit dhe paraqitjeve të mira”.

Sormani beson se nëse ekipi i vjen aty ku dëshiron ai, Partizani do të jetë në gjendje të luftoj në dy fronte:

“Unë mendoj se nëse skuadra do arrijë të shfaqet ashtu siç e dëshiroj, mendoj që do jetë kompetitive në të dyja frontet. Ndaj Besëlidhjes ishte ndeshje e vetme që ekipi nuk më ka bindur”.

Pavarësisht se ndodhen 7 pikë larg kreut, Sormani beson ende tek titulli dhe është i qartë kur tregon rrugën se si mund të rikthehet Partizani në garë:

“Duke i marrë ndeshjet një e nga një sikur të jenë finale. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë te titulli. Unë mendoj që duhet të marrim maksimumin në çdo ndeshje pa bërë parashikime”.

Në konferencën për shtyp përpara sfidës kundër Flamurtarit, Sormani theksoi ndër të tjera se nuk ka asnjë ndryshim për sa i përket çështjes Mala, mesfushori vuan ende dënimin e klubit ndërsa dy lojtarët e tjerë, Romero dhe Kërçiku vijojnë të stërviten në mënyrë të diferencuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: