Pas 12 vitesh larg atdheut dhe një kalvari të gjatë në Siri, Eva Dumani është rikthyer në Shqipëri, duke u ribashkuar me nënën dhe vëllain e saj në Tiranë.
Ajo ishte vajza e fundit shqiptare e mbetur në kampin famëkeq Al Hol, në veri të Sirisë.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e cila ka informuar se se falë koordinimit dhe bashkëveprimit midis disa institucioneve të shtetit shqiptar, përfshirë MEPJ përmes përfaqësisë diplomatike të vendit në Turqi, është realizuar me sukses operacioni për kthimin në Shqipëri të shtetases Eva Dumani, e cila gjendej prej disa vitesh në një kamp të Sirisë.
Reagimi:
Në përgjigje të interesit të mediave, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, informon se falë koordinimit dhe bashkëveprimit midis disa institucioneve të shtetit shqiptar, përfshirë MEPJ përmes përfaqësisë diplomatike të vendit në Turqi, është realizuar me sukses operacioni për kthimin në Shqipëri të shtetases E.D, e cila gjendej prej disa vitesh në një kamp të Sirisë. Operacioni i shtrirë në kohë u mundësua me mbështetjen e partnerëve tanë, në veçanti me kontributin e autoriteteve turke të cilat i falenderojmë për bashkëpunimin në këtë rast sensitiv. MEPJ rikonfirmon gatishmërinë dhe vullnetin për t’ju përgjigjur në çdo rast, nevojave apo situatave që ndikojnë shtetasit shqiptarë kudo që ata ndodhen përtej kufijve.
