Zelanda e Re nuk ka më asnjë person të hospitalizuar me koronavirus. Mësohet se pas 3 muajsh betejë, pacienti i fundit ka lënë spitalin. Autoritetet e Zelandës së Re bënë me dije se përgjatë këtyre 5 ditëve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19.

Në total, Zelanda e Re ka konfirmuar rreth 1,500 raste me koronavirus dhe 21 viktima. Për të frenuar përhapjen e koronavirusit, kryeministrja Jacinda Ardern, në fund të marsit, ka urdhëruar mbylljen e të gjitha aktiviteteve ekonomike, përveç shërbimeve thelbësore.

Më 27 prill, Ardern ka deklaruar se koronavirusi në këtë vend është eliminuar dhe ka urdhëruar rihapjen graduale të ekonomisë. Zyrtarët janë të bindur se e kanë ndaluar transmetimin e virusit në komunitet, por thonë se shqetësimet e tyre do të rriten kur të rihapen kufijtë, në muajt e ardhshëm. Mbi 420,000 njerëz në Zelandën e Re raportohet se kanë shkarkuar aplikacionin për gjurmimin e koronavirusit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: