TIRANE– Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi paraditen e djeshme, ku një fëmijë 3-vjeçar ndërroi jetë pas kombinacioneve që shfaqi në kopsht, një tjetër rast është shënuar në Tiranë.

Dyshohet se një foshnjë ka ndërruar jetë ditën e djeshme në kryeqytet, për shkaqe natyrale.

“Më datë 05.04.2018, në spital ka humbur foshnja A.I, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja është natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: