TIRANË

Përmes një mesazhi drejtuar kolegëve, kreu i gjendjes Civile, Bledar Doraci falënderon ata për punën e kryer me listat e zgjedhësve më 30 qershor.

“Pas 30 viteve demokraci, arritem të shkruajmë histori! Zero (0) rekomandime nga OSCE-ODHIR për listën përfundimtare të zgjedhësve, që do të thotë lista e zgjedhësve më e mirë e prodhuar në 30 vite demokraci.”- shkruan Bledar Doracaj në mesazh.

Mesazhi i plotë:
Të nderuar Kolegë!
Ju jam dhe do jem përjetësisht mirënjohes për një super punë që bashkarisht e kemi bërë sëbashku.
Pas 30 viteve demokraci, arritëm të shkruajmë histori!
Zero (0) rekomandime nga OSCE-ODHIR për listën përfundimtare të zgjedhësve, që do të thotë lista e zgjedhësve më e mirë e prodhuar në 30 vite demokraci.
Dua të falënderoj në veçanti: Dr. Vangon, shef Shpëtimin dhe Edmondin për punën pa orar që kanë bërë sëbashku me ju, për këtë arritje të madhe.
Ju perqafoj!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb