Pas nëntë muajsh pritje, Kombëtarja e Shqipërisë bëhet gati të zbresë në fushën e lojës. Trajneri Edi Reja zbuloi listën e futbollistëve të grumbulluar për sfidat kundër Bjellorurisë dhe Lituanisë në Ligën e Kombeve. Në konferencën për mediat, tekniku shpjegoi edhe zgjedhjet e tij, duke nisur nga lista e gjatë me 28 lojtarë.

Lisata Reja
Lisata Reja

“Lista është e madhe sepse ne nuk e dimë si do të vijnë lojtarët këtu. Do t’i nënshtrohen testeve, plus edhe gjendja fizika. Nuk e di nëse do të ketë lojtarë që do të rezultojnë pozitivë apo me probleme fizike. Lista do të ndryshojë në qoftë se është nevoja, deri në momentin që do të bëhet nisja në Bjellorusi.

Është një situatë e paprecedentë. Do të jetë e vështirë, shpresoj të bëj zgjedhjet e duhura”, ka thënë Reja. Nuk mungojnë risitë sic është Qazim Laçi, apo 17-vjeçari i Interit, Ramën Çepele. Gjithsesi, Reja ka paralajmëruar se do të niset nga siguritë që ka në skuadër.

Gettyimages 1044703826 1024x1024
Gettyimages 1044703826 1024×1024

“Po jetojmë në një moment të vështirë për shkak të Pandemisë. Kam folur vazhdimisht me lojtarët. Disa kanë nisur kampionatet dhe janë kthyer në fushë. Kur të vijnë këtu do t’i shikojmë. Shpresojmë të jenë në formë të mirë.Do të vazhdojmë me pikat e sigurta që kemi pasur para karantinës”, vijon trajneri i Kombëtares. Zgjedhjet e trajnerit Reja mund të ndryshojnë deri përpara nisjes drejt Bjellorusisë. Shkak janë ligjet e vendve të ndryshme. “Kemi probleme me Zvicrën që nuk e ka ndarë a do na i lejojë lojtarët të vijnë. Rasti i Zvicrës është i çuditshëm se dhe ata do luajnë vetë dhe do të marrin lojtarë nga e gjithë bota. UEFA nuk ndërhyn se i referohet rregullave të qeverive të ndryshme”, është shprehur tekniku. Reja nuk bën parashikimi se si do të jetë futbolli i kombëtares në kohë pandemier, por është i qartë në objektivat e skuadrës kuqezi.

Reja
Reja

“Objektivi jonë është të fitojmë grupin. Kemi folur edhe me presidentin Duka. Duhet të jemi të bindur për të arritur këtë objektiv. Kemi luajtur mirë me shumë skuadra gjatë kohëve të fundit. Shqipëria ka një skuadër që mund të përballet me çdo rival. Është shumë e rëndësishme të shikojmë gjendjen e lojtarëve”, deklaroi Reja. Duke nisur nga e diela, futbollistët e thirru nga Edi Reja do të bashkohen në grumbullimin në bregdetin e Durrësit. Pas seancave stërvitore skuadra kuqezi do të udhëtojë drejt Bjellorisësë, për sfidën e parë në Ligën e Kombeve më 4 shtator, ndërsa katër ditë më pas do presë në shtëpi Lituaninë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb