Pak pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë të Tiranës Erion Veliaj, është mbledhur Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.
Gazetari Ergys Gjencaj raporton për News 24 se mbledhja po drejtohet nga kreu i Grupit Parlamentar socialist Niko Peleshi. Ai tha se nuk ka një reagim ende zyrtar nga PS për arrestimin e Veliajt, ndërsa pritet të shihet nëse Partia Socialiste do të distancohet nga kryetari i Bashkisë së kryeqytetit.
Ergys Gjencaj: Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së drejtohet Niko Peleshi, teksa nuk është i pranishëm kryesocialisti Edi Rama. Në këtë mbledhje mund të flitet edhe për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Nuk ka një reagim zyrtar nga PS ende për çështjen e arrestimit të Veliajt. Toni Gogu tha se nuk flet për çështjet e drejtësisë, ndërsa tha se Erion Veliaj mbetet miku i tij i mirë.
Deputetët socialistë, të cilët kanë mbërritur për të marrë pjesë në mbledhje janë pyetur nga gazetarët se çfarë mendojnë për arrestimin e Veliajt.
Deputeti i PS Lavdrim Krrashi tha se arrestimi i Veliajt është çështje e drejtësisë.
Keni një koment për arrestimin e Veliajt?
Krashi: Janë të drejtësisë, ç ‘koment kemi ne.
Po është i Partisë Socialiste?
Krashi: I kujtdo të jetë, i Shqipërisë është?
(Balkanweb)