Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkarkoi të hënën nga detyra ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner. Shkarkimi është pjesë e një riorganizimi të kabinetit qeveritar, pas protestave për brutalitetin e policisë.

 

Castaner është kritikuar për veprime të ashpra të policisë kundër protestuesve, të cilët janë nxitur nga vdekja e afrikano-amerikanit George Floyd gjatë arrestimit nga policia në Mineapolis të SHBA-së. Macron emëroi në vend të tij ish-ministrin e Buxhetit, Gerlad Darmanin.

 

Ai e zëvendësoi edhe ministrin e Drejtësisë dhe atë të Ekologjisë. Ndryshimet vijnë pak ditë pasi Macron shkarkoi kryeministrin Edouard Philippe, pas tre vjetësh në këtë post, duke e zëvendësuar me Jean Castex. Macron shkroi të dielën në Tëitter se Franca duhet të “krijojë një rrugë të re” për të trajtuar trazirat dhe krizat ndërkombëtare që po i përjeton.

 

Macron është zgjedhur president i Francës në vitin 2017, pjesërisht me premtimin për një ekonomi të fuqishme. Por, pandemia e koronavirusit i ka dobësuar ekonomitë në shumë vende, të cilat janë detyruar të izolohen. Mandati i Macronit përfundon në vitin 2022 dhe ai nuk ka deklaruar nëse do të garojë për rizgjedhje ose jo.

/REL

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb