Pas arrestimit të sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, dhe Specialistes së Nivelit të Lartë në Agjensinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Laura Shteto, SPAK ka dhënë urdhër për ndalimi edhe të Vladimir Topit, administrator i operatorit ekonomik “Dri…” sh.p.k, si dhe inxhinieri i po kësaj kompanie, me inicialet S.SH.

Ky i fundit pasi ka marrë 330 mijë lekë nga banesa e Topit,  ja ka dërguar më pas Laura Shtetos, e cila ishte personi që kishte njohje dhe mbante kontakte me Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale.

Kjo shumë i është dhënë Duros nga Topi, me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: