SHBA

Joe Biden është në rrugën e konkretizimit të fitores së tij duke tentuar marrë dy fushë-beteja në këto zgjedhje, Georgia dhe Pensilvani.

Në Georgia, Biden tashmë kryeson me një diferencë të vogël, kurse në Pensilvani tashmë kandidati për President është vetëm 18 mijë vota larg Trump.

Ky i fundit orë më parë shpalli fitoren ligjore në Pensilvani, por numërimi aty vijon pasi kanë mbetur edhe 3% të votave pa numëruar.

Biden-it i mjafton Nevada dhe Pensilvania ose Georgia për të fituar zgjedhjet teksa duket shumë afër, vetëm 6 vota elektorale larg fitores. Më e vështirë duket rruga për Trump që ka vetëm 114 vota elektorale.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb