Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sërish jashtë vendit, dy ditë pas kthimit nga Gjermania. Mësohet se Kryeministri Edi Rama zhvillon vizitë zyrtare në Azerbajxhan dhe Turqi më datat 14 dhe 15 Prill 2022. Rama do të ketë një takim kokë më kokë me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev si dhe me kryeministrin Ali Asadov dhe kryetaren e parlamentit Sahiba Gafarova.

Ndërsa në Stamboll, ku do të ndalet të premten do të ketë një takim me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”. Kompania “Tubitak”, Institucioni i Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike i Turqisë është një agjenci kombëtare e Turqisë, qëllimi i deklaruar i së cilës është të zhvillojë politika “shkencë, teknologji dhe inovacion”, të mbështesë dhe kryejë kërkime dhe zhvillime dhe “të luajë një rol udhëheqës në krijimin e një shkence dhe kulturës teknologjike” në vend.

AXHENDA E VIZITËS ZYRTARE SË KRYEMINISTRIT TË SHQIPËRISË, Z. EDI RAMA NË AZERBAJXHAN, DHE VIZITËS SË PUNËS NË TURQI

Baku/Stamboll, 14-15 Prill 2022
E enjte, 14 prill
07.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit ndërkombëtar “Heydar Aliyev”
13.40 – Takim tete-a-tete me z. Ilham Aliyev, President i Republikës së Azerbajxhanit
16.00 – Vizitë në memorialin e varrezave të dëshmorëve
16.30 – Takim bilateral me znj. Sahiba Gafarova, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Azerbajxhanit
18.00 – Takim bilateral me z. Ali Asadov, Kryeministër i Republikës së Azerbajxhanit

E premte, 15 prill
11.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit të Stambollit
13.30 – Takim me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”

Azerbajxhani, dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik është një nga vendet prodhues të gazit dhe siç është deklaruar më parë planifikon të rrisë eksportin e gazit me 11 përqind këtë vit.

Që nga dhjetori 2020, vendi ka furnizuar kontinentin evropian nëpërmjet Gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP). Korridori i gazit gati 900 kilometra i gjatë kalon nga kufiri turko-grek nëpërmjet Shqipërisë në Itali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb