Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar paditë e PD dhe LSI për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të 25 prillit në Vlorë.

Të njëjtin vendim Kolegji e mori edhe ditën e djeshme për qarkun e Gjirokastrës.

Madje trupa gjykuese nuk pranoi as kërkesën e PD për marrjen e provave shtesë për qarkun e Vlorës.

PD dhe LSI vijojnë me ankimimet në Kolegjin Zgjedhor për 9 qarqe ku kërkon prova shtesë nga institucionet dhe shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në këto zona zgjedhore.

Deri më tani për dy qarqe Kolegji Zgjedhor nuk ka pranuar kërkesat e opozitës kurse KAS nuk shpalli zgjedhje të pavlefshme në  asnjë qark të vendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb