Shpërthimet në dy tubacionet kryesore të gazit që lidhi Rusinë me BE kanë bërë që liderët perëndimorë të shqetësohen për një tjetër goditje, duke shtruar pyetjen, kush do të jetë objektivi i radhës?

Ndërkohë deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet kundër Nord Stream. Por zyrtarët amerikanë dhe europianë kanë akuzuar Kremlinin si përgjegjësin kryesor, duke paralajmëruar një tjetër rrezik, atë të sulmit të internetit global.

Sipas tyre kërcënimi është real, pjesërisht kjo për shkak të sigurisë së dobët rreth kabllove dhe gatishmërisë së regjimeve autoritare si Rusia për të ndjekur objektivat joushtarake.

“Nëse nuk ka vëmendje më të madhe për sigurimin e këtyre aseteve jetike, vendet perëndimore kanë për të fajësuar veten”, ka thënë eksperti Kier Giles.

Çfarë është një kabllo nënujore?

Pothuajse i gjithë trafiku i internetit në botë kryhet përmes një rrjeti global prej më shumë se 400 tubash fiberoptikë që, së bashku, shtrihen në 1.3 milion kilometra.

Ato operohen pothuajse ekskluzivisht nga kompani private si Google dhe Microsoft, si dhe nga Franca Alcatel Submarine Netëorks dhe, gjithnjë e më shumë, Huaëei Marine Netëorks të Kinës.

Ka dhjetëra kabllo të tilla që lidhin BE-në me Shtetet e Bashkuara – ndoshta marrëdhënia dixhitale më e rëndësishme në botë – megjithëse rrjete të ngjashme lidhin Amerikën Latine me Azinë dhe Afrikën me Evropën, respektivisht.

Një pjesë e cenueshmërisë varet nga vendndodhja e këtyre kabllove. Ato shtrihen në të gjithë globin dhe shpesh ndodhen në zona jashtëzakonisht të largëta, të cilat janë lehtësisht të aksesueshme nga nëndetëset ose mjetet nënujore pa pilot. Mungesa e mbikëqyrjes rregullatore mbi funksionimin e këtyre rrjeteve gjithashtu e bën të vështirë për kompanitë dhe qeveritë t’i mbrojnë ato. Shumica e këtyre tubacioneve janë të vendosura në ujërat ndërkombëtare.

Cili është kërcënimi dhe a është real?

Shqetësimet janë përqendruar tek Rusia, Kina apo Koreja e Veriut. Zyrtarët e sigurisë kombëtare kanë paralajmëruar se regjimet kundërshtare mund të përpiqen gjithashtu të futen në këto tubacione për qëllime mbikëqyrjeje, megjithëse autoritetet amerikane dhe ato evropiane kanë kryer një aktivitet të tillë të bllokimit të telave në det të thellë.

Rreziku nuk është i ri. Për të paktën një dekadë, politikbërësit kanë ngritur flamuj të kuq që kabllot nënujore të internetit përfaqësojnë një objektiv të lehtë dhe kanë nevojë për më shumë mbështetje nga qeveria për t’i mbajtur të sigurt.

Pothuajse dy vjet më parë, Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, u tha gazetarëve se kabllot nënujore ishin jetike jo vetëm për qëllimet e shoqërisë civile – siç është funksionimi i tregjeve financiare, por edhe “për aftësi të ndryshme ushtarake”.

Shumica e ushtrive perëndimore mund të kthehen shpejt në komunikimet satelitore rezervë nëse këto kabllo nënujore komprometohen.

Deri më tani, shqetësimet për cenueshmërinë e këtyre kabllove të shtratit të detit ende nuk janë vërtetuar në realitet.

Pothuajse dy të tretat e të gjitha defekteve të zbuluara në këto kabllo, për shembull, janë të lidhura drejtpërdrejt me transportin detar, ose rrjetat e peshkimit që shqetësojnë tubat ose ankorimet e varkave duke shkaktuar aksidentalisht dëme, sipas të dhënave nga TeleGeography, e cila gjurmon industrinë.

Gabimet e mbetura janë kryesisht për shkak të konsumit normal ose arsyeve mjedisore si tërmetet.

Nuk ka raste të konfirmuara të qeverive që kanë prerë kabllot për arsye gjeopolitike, megjithëse dy rrjete të veçanta nënujore norvegjeze u dëmtuan përkatësisht në nëntor 2021 dhe janar 2022 , nga aktiviteti i supozuar njerëzor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb