Jessica Alba pati një ribashkim të veçantë me Cash Warren në mes të divorcit të tyre.

Alba dhe Warren i kaluan Pashkët së bashku me fëmijët e tyre Honor, 16 vjeç, Have, 13 dhe Hayes, 7 vjeç.

Alba ndau në Instagram një galeri me foto dhe video nga e diela e Pashkëve.

Në mbishkrim, aktorja shkroi: “E diela e Pashkëve me familjen”.

Vlen të theksohet se kjo vjen pasi Jessica Alba bëri kërkesë për divorc nga Cash Warren në fillim të këtij viti. Ish-çifti, i cili u martua në maj të vitit 2008, kanë bashkë 3 vajza.

Arsyeja e ndarjes së tyre u përmend si “dallime të papajtueshme”, sipas People Magazine.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb