TIRANE-­ Bashkëshortja e ish­kryeministrit britanik Tony Blair pritet të mbërrijë nesër në Tiranë, në kuadër të tryezës “Rritja e rolit drejtues të grave në jetën politike, publike, në media e biznes – Fuqizim i gjithë shoqërisë”. Në këtë tryezë, do të jenë të pranishëm edhe ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni si dhe kryeministri Edi Rama, të cilët mësohet se do të kenë fjalën gjatë takimit. Më pas fjala do t’i kalojë zonjës Blair, si dhe në fund do të ketë një panel me pyetje­-përgjigje, në formë diskutimi të lirë me pjesëmarrësit.
Vizita e Cherie Blair në Tiranë vjen vetëm pak ditë pasi mediat britanike raportuan se bashkëshortja e ish­kryeministrit Blair, ka lidhur një kontratë me qeverinë shqiptare, për të mbrojtur Shqipërinë në arbitrazh për skanimin në dogana.
Sipas mediave në Britani, firma ligjore e zonjës Blair, Omnia Strategy, është ngarkuar të veprojë për llogari të Shqipërisë në një mosmarrëveshje arbitrazhi me vlerë çerek miliardi paund.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: