Apple prezantoi Daisy-n, një robot që çmonton deri në 200 iPhone në orë. Është pjesë e një iniciative që ka ndërmarrë sipërmarrja me qëllimin e prodhimit të produkteve të bazuara vetëm në materiale të riciklueshme ose të rinovueshme.

Daisy ka disa përbërës të Liam-it, roboti i parë për të recikluar që ka hedhur Apple në vitin 2016, por ky version është më i avancuar dhe funksionon me versionet e reja të iPhone-ëve, ndërkohë që Liam funksiononte vetem me iphone 6. Daisy është një robot më efektiv, pasi zgjedh dhe ndan përbërësit gjatë procesit.

roboti

“Jemi të kënaqur që po i prezantojmë botës Daisy-n. Përfaqëson atë që është e mundur kur inovacioni dhe ruajtja takohen,” – tha Lisa Jackson, zëvëndëspresidente për mjedisin, politikat dhe iniciativat sociale të Apple-it në një komunikatë. Apple kërkon të tregojë se për këto iniciativa shoqëria prodhuese kujdeset për mjedisin. Javën e kaluar njoftoi se instalacionet e 43 vendeve funksionojnë me 100% energji të pastër, kjo përfshin dyqane, zyra dhe qëndra të dhënash. /bota.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb