Pas rastit të bujshëm të Charles McGonigal, SHBA ngre akuza ndaj një tjetër zyrtari, këtë herë president i kompanisë Binance. Këtë herë bëhet fjalë për kinezo-kanadezin Changpeng Zhao.

Zhao është president i një burse të këmbimit të kriptomonedhave.

Sipas Reuters, ndaj Zhao rëndojnë 13 akuza të ngritura nga rregullatorët amerikanë, të cilët e akuzojnë se ka ngritur një ‘rrjet mashtrimi’. Ky rrjet mashtrimi ka ushtruar presion duke bërë që Bitcoin të bjerë në nivelin më të ulët në pothuajse tre muaj

Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë në SHBA ka depozituar padinë në një gjykatë federale në Uashington.

Ky komision pretendon se Binance ka rritur artificialisht vëllimet e tregtisë, ka devijuar fondet e klientëve, ka dështuar të kufizojë klientët amerikanë nga platforma e saj dhe ka mashtruar investitorët në lidhje me kontrollet e saj mbi tregun.

Në padi thuhet se Zhao, themeluesi miliarder i Binance, ka kontrolluar në mënyrë të fshehtë asetet e klientëve duke kombinuar dhe devijuar fondet e investitorëve sipas dëshirës.

Kujtojmë se me Zhao është takuar dhe kryeministri Rama, më 26 nëntor të vitit të kaluar.

Krahas fotos me Ramës ai shkruante: “Jam takuar këtë të shtunë të bukur me kryeministrin e Shqipërisë, zotin Edi Rama. Shtytja e adoptimit të kriptove nuk ndalet kurrë.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb