Kreu i PD, Lulzim Basha ka paralajmëruar se pas pak nga selia e PD do të dalin fakte tronditëse se si qeveria në këto 2 javë kur Shqipëria ndodhet në situatën kritike të koronavirustit ka dhënë 52 milionë euro tendera.

Ai shprehet se këto para mund të përdoreshin si pjesë e paketës së ndihmës social- ekonomike të gjithë të vetpunësuarve të biznesit të vogël t’i paguajë 300 euro/ muaj kurse atyre të punësuar në sipërmarrje private pagën minimale.

STATUSI I LULZIM BASHËS

Pas pak nga Selia e PD fakte tronditëse se si vetëm këto 2 javë qeveria ka dhënë 52 milion euro pagesa dhe tendera për miq dhe klientë. Ndërkohë shikoni një shembull se si mund të përdoreshin këto para për paketën e ndihmës social-ekonomike që kemi propozuar prej 10 ditësh

  • foto galeri
  • foto galeri

“Për të vetëpunësuarit në biznesin e vogel, qeveria t’ju paguajë 300 Euro për çdo muaj që biznesi qëndron mbyllur.

Kostoja e kësaj mase shkon nga 20 – 25 milionë Euro/muaj.

Për punonjësit në bizneset fasonë, call centers, dhe operatorë turistikë
që janë të detyruar të rrinë në shtëpi:
• Qeveria duhet të mbulojë të paktën pagën minimale kur ata nuk mund të paguhen fare.
• Për ata që ua paguajnë pagën, kostoja e pagës të llogaritet si shpenzim i zbritshëm në masën 200% të këtij shpenzimi.

Kostoja e kësaj mase nga 25 milionë deri 30 milionë Euro/muaj.

Këto janë shpenzime plotësisht të përballueshme për buxhetin kur vetëm një kilometër rrugë e tenderuar kushton 20 milionë dollarë si tek Astiri.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb