Qeveria e Suedisë ka planifikuar të rrisë shpenzimet ushtarake në 2% të PBB-së, në mënyrë sa më të shpejtë.

Kjo iniciativë vjen pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

“Sot, ne paraqesim një iniciativë të re me një mesazh të qartë për popullin suedez dhe për botën përreth nesh. Kapaciteti mbrojtës i Suedisë duhet të forcohet shumë”, tha  kryeministrja Magdalena Andersson.

Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, shpenzimet e mbrojtjes të Suedisë ranë nga 3% e PBB-së në fillim të viteve 1980 dhe në rreth 1% në vitet e fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb