Greqia dhe Turqia kanë vendosur t’i rikthehen dialogut këtë fund maji.

Atmosfera mes dy vendeve ka qenë e ndezur këto dy vite, teksa së fundmi vendet të cilat janë fqinje me njëra-tjetrën kanë pasur konflikt për detin për shkak të kërkimeve nga pala turke për gaz.

Ankaraja ka njoftuar raundin e katër të bisedimeve të cilat do të mbahen më 26 dhe 27 maj në mënyrë virtuale për shkak të pandemisë.

Tashmë po bëhen dy dekada që kanë nisur këto bisedime me qëllim për të zhbërë tensionet mes dy vendeve në Mesdheun Lindor që ndizen hera- herës.

Herën e fundit që pati një përpjekje për të ulur tensionet, ministri i jashtëm Nikos Dendias udhëtoi në Ankara për të takuar Erdoganin, dhe gjatë konferencës me homologun Mevlüt Çavuşoğlu ai akuzoi publikisht dhe drejtpërdrejt Turqinë duke marrë vëmendjen e gjithë mediave ndërkombëtare për një debat të papritur që ndodhi ‘live’.

Kësaj here takimi do të bëhet mes dy ministrave të mbrojtjes të Greqisë e Turqisë si dhe delegacioneve përkatëse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb