Dua Lipa dhe familja e saj kanë vizituar Krujën ditën e sotme. Pas Tiranës, këngëtarja e famshme me origjinë nga Kosova ka shkuar në Muzeun Historik dhe Etnografik në Krujë.

Ajo shoqërohet nga babai Dukagjin Lipa, e ëma, vëllai dhe motra.

Ditën e djeshme Lipa ishte në Tiranë ku u takua me kryeministrin Rama, kryebashkiakun Veliaj dhe ambasadoren amerikane Yuri Kim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb