TIRANE- Pas rreth 3 javësh nga bojkoti dhe marrëdhënia e kushtëzuar me Kuvendin, PD ka vendosur të rikthehet sot.

Gazetari Klajdi Bodlli raporton për “BalkanWeb” se duke iu referuar burimeve nga mbledhja e grupit të PD është vendosur që deputetët e kësaj force politike të marrin pjesë në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ku do të diskutohet dekreti i Presidentit për ligjin e Teatrit  të ri.

Mbledhja e Komisionit është parashikuar të zhvillohet sot orën 15:00.

Opozita e bashkuar ka bojkotuar seancat plenare të këtij sesioni të ri parlamentar. Më 3 shtator opozita bojkotoi Kuvendin duke u zhvendosur në Shkodër, për të vijuar më pas në Elbasan e Durrës.

Ndërkohë këtë të enjte opozita ka njoftuar se do të mblidhet në Vlorë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: