Në mbyllje të fushatës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Demokratike, vuri në shënjestër deputeten Olta Xhaçka, si një nga shembujt se si Qeveria u ka dhënë vende strategjike. Por ironia e Berishës vazhdoi edhe më tutje…

Duke iu referuar pikërisht këtyre vendimeve, Berisha deklaroi se do të anulohet çdo ligj i bërë nga Edi Rama që grabit pronat

Fjala e Berishës në mbyllje të fushatës:

Një mesazh kam për ish-pronarët dhe ish-të përndjekurit politikë. Duke u shprehur nderimin më të madh, por edhe ndjesë për gabimet që kjo parti ka bërë në ligje të caktuara, u jap fjalën e nderit se detyrimin që shoqëria shqiptare ndaj tyre, Sali Berisha e kërkon borxhin e nderit të tij.

Dhe ai borxh do shlyhet brenda një mandati.

Ai është borxh dhe vetëm borxh.

Dhe shoqëria nuk do u rrijë më asnjë ditë më shumë se mandatin e parë.

Do i japim përgjigjen përfundimtare pronës.

Do anulojmë të gjithë ligjet e sotme të Edi Ramës që grabit, plaçkit pronat si në vitin 1946.

Paralajmëroj ministrat strategjikë, a e morët vesh o miq, se pas Xhaçkës strategjike, doli Ibrahimi strategjike.

Këta një dhe dy, bëjnë burrat strategjikë.

Do ua marrim të gjitha ato prona dhe do u jepen pronarëve.

Mos guxoni të prekni pronat e shqiptarëve.

Pra miq, 11 Maji në të vërtetë është ditë e çdo shqiptari.

Është ora e çdo shqiptari.

Është ora e Shqipërisë.

Është ora e atdhetarisë së shqiptarëve.

A e shihni ju ku kemi rënë?

Kemi rënë në kombin që kemi sot treguesin e lindshmërisë më të ulët në botë.

Kemi rënë në kombin që sot kemi treguesin e jetesës më të keqin në Europë.

Kemi rënë në kombin e vetëm që ka një vend që quhet kanabistan apo Kolumbi e Europës.

Miq, më 11 Maj firmosim së bashku për një Shqipëri krenare, për një Shqipëri tjetër.

Ne që përmbysim dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë.

Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE.

Ne që dolëm nga honet e mjerimit në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, do ecim drejt mirëqenies, punësimit, rrogave të larta, drejt shkollimit.

Ndaj dhe këto orë që na ndajnë, le ta bëjmë natën ditë, të vazhdojmë komunikimi, kontaktet, bisedat me çdo të njohur kudo që është.

T’i ftojmë të bashkohen.

Nuk është çështja për partitë, nuk është çështja për pushtetin e Sali Berishës.

Absolutisht jo.

Por është çështja për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Për mirëqenien.

Për begatinë.

Për punësimin.

Për rroga të larta.

Për pensione të larta.

Për shkollimin e të rinjve.

Për ëndrrën e të rinjve në Shqipëri.

Është çështja për rininë në Europë.

Është çështja për Shqipërinë zonjë.

Rroftë Shqipëria, fitore, fitore, fitore!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb