Pasaportat dhe ID do të prodhohen nga shteti. Kështu deklaroi ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, cili pohoi se do të krijohet një kompani publike.

Çuçi dha lajmin teksa prezantoi arritjet e vitit 2022 dhe foli për prioritetet e punës së vitit 2023. Ai tregoi se gjatë këtij viti do të krijohet një kompani shtetërore për të ofruar këtë shërbim pa zbuluar më shumë detaje. Koncensionari “Aleat” e përfundoi kontratën në dhjetor të 2022. Pritet që sipas kushteve të rëna dakord, kompania koncensionare të dorëzojë asetet dhe infrastrukturën tek shteti.

“Pritshmëritë që kemi për 2023 e para është sfida për të marr në dorëzim të gjithë atë strukturë që është për printimin apo lëshimin e pasaportave të ID shqiptare të aleatit ku ne do krijojmë një kompani shtetërore për këtë qëllim që do jetë për shërbimin e prodhimit të dokumenteve biometrik në përgjithësi duke trashëguar të gjithë asetet dhe burimet njerëzore që janë krijuar gjithë këto vite tek kompania aleate që ka prodhuar të gjithë këto dokumente tashmë duke e marr një kompani shtetërore që është marr për këtë qëllim.”, tha ai.

Gjithashtu ai u pyet lidhur me tarifat, ndërsa shprehur se politikisht qëllimi është reduktimi i tyre, duke shtuar se kjo do të shihet kur prodhimi i kartave biometrike të kalojë në dorën e kompanisë shtetërore shqiptare.

“Ne do ta rishohim edhe çështjen e tarifave sepse në momentin që kjo kompani apo prodhimi i kartave biometrike do të kalojë në dorë të një kompanie shtetërore shqiptare, është në kopentencën e plotë të kësaj kompanie për të marrë vendimet e duhura në lidhje me tarifat. Dhe kjo gjë do të shihet kur të marrë kompetencën kompania shqiptare. Ju garantoj që për dokumente që janë të detyrueshëm, kemi ndjeshmërinë për të reduktuar tarifat, ndërsa për dokumente që nuk janë të detyrueshëm…Politikisht them se kemi qëllim t’i reduktojmë dhe pse jo mund t’i çojmë në zero, nëse shohim se kjo është e mundur”, tha Çuçi.

Sulmet kibernetike:

Ministri Çuçi: U desh të ndodhte një sulm jo i vogël , i komplikuar kibernetik dhe kjo bëri që ne të avancojmë më shumë dhe më shpejt krijimin e infrastrukturës për mbrojtjen kibernetike. Ne do të krijojmë agjencinë kombëtare për sulmet kibernetike. Kemi marrë një model, më të mirin që funksionon sot në botë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: