Për shkak të stuhisë së orëve të fundit në juglindje të vendit shumë fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.

Në Bashkinë e Korçës janë pa energji fshatrat e njësisë administrative Vithkuq ndërsa në bashkinë e Maliqit njësia administrative Gore dhe disa fshatra të Njësisë Administrative Vreshtas e Libonik

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se në bashkinë e Kolonjës pa energji elektrike janë fshatra të njësisë Administrative Leskovik ndërsa në bashkinë e Pogradecit  fshatra të Njësisë Administrative Dardhas. Do të punohet për rikthimin e energjisë elektrike në të gjitha fshatrat e lartpërmendura në një moment të dytë, grupet e punës do të zbresin në terren pas stuhisë.

Ndërkaq sipas të dhënave deri tani nuk raportohet për probleme të tjera sa i përket rrugëve apo përmbytjeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: