ELBASAN

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi sot në televizionin lokal në Elbasan se tek dosjet e Dibrës dhe të Shijakut buron ilegjitimiteti i kësaj qeverie.

Meta tha se përgjegjësit dhe autorët e këtyre dosjeve sot janë sërish kandidatë për deputetë. Sa i përket ‘patronazhistëve’, Meta iu bëri thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të dëgjojnë mesazhet e mençura të klerikëve tanë fetarë.

“Shteti ka degraduar në këto vite. Në vend nuk ka pasur Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë. Parlamenti ka qenë një partiak dhe opozita ka qenë jashtë tij. Në 25 prill, është koha për përmbysje demokratike me votë.
Po i shoh në rrezik patronazhistët, sepse tani të gjithë janë vënë në kërkim të tyre. Unë u bëj thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të dëgjojnë mesazhet e mençura të klerikëve tanë fetarë për të shkuar paqësisht drejt 25 prillit. I shoh në rrezik patronazhistët, sepse njerëzit janë nervozuar shumë dhe po kërkojnë pikërisht ata”, deklaroi Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: