Ish-anëtari i Beatles Paul McCartney regjistroi një album solo gjatë bllokimit nëntë-javor të Britanisë Covid-19 në mars.

“Po bëja thjesht shaka, duke mos dyshuar kurrë për asnjë sekondë se ky do të ishte një album,” theksoi ai.

Albumi titullohet ‘’McCartney III’’ dhe disa nga këngët etiketohen si “jehonë pandemike”.

Sër Paul theksoi se ‘’disa nga optimizmat e tij u frymëzuan nga mënyra se si prindërit e tij u përballën me bombardimet në Liverpool gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Ata i mbijetuan bombardimeve dhe humbjes së njerëzve dhe megjithatë dolën prej saj me një frymë të pabesueshme’’. Unë isha ai që i kujtova vetes, dhe kushdo që dëgjonte, se duhet të kuptosh gjërat e mira dhe të kapërcesh pandeminë,” tha ish-Beatles-i.

Albumi do të dalë në treg më 11 dhjetor dhe përfshin një version të rishkruar të një kënge të pa publikuar nga fillimi i viteve ’90.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb