TIRANE-Partia Demokratike ka dënuar sjelljen e kryeministrit Edi Rama me mediat në Bruksel. Sipas selisë blu, kryeministri manifestoi arrogancë dhe me këtë sjellje dëmtoi imazhin e vendit para syve të të huajve.

“Kryeministri i vendit vizitoi së fundi Brukselin dhe i vetmi lajm që krijoi nga qendra e Europës ishte fyerja e gazetares shqiptare Erisa Zyka.
Edi Rama manifestoi arrogancë dhe ofendoi korrespondenten e njohur pikërisht në zemrën e Europës së vlerave, aty ku liria e shprehjes dhe komunikimi kanë strehën e tyre. Është po ky kryeministër që ofendon e agreson opozitën, Presidentin e vendit, gjyqtarë
Partia Demokratike dënon këto sjellje të kryeministrit që dëmtojnë imazhin e vendit dhe janë akte të përsëritura kundër lirisë së shprehjes”.

Sipas PD, Edi Rama nuk përfaqëson askënd tjetër pos vetes së tij me qëndrime të tilla antieuropiane, por ai është frymëzuesi i dhunës verbale e fizike ndaj mendimit ndryshe, fjalës së lirë e opozitës.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: