Deputeti i PD-së, Helidon Bushati në një komunikim për mediat u shpreh se vendi nuk është në krizë energjetike, por ndodhet përballë krizës së krijuar nga korrupsioni i qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Bushati bëri me dije se Partia Demokratike nuk do të mjaftohet vetëm me denoncime të skandaleve, por do të dorëzojë në SPAK kallëzim penal për drejtuesen e Ministrisë së Infrastrukturës Belinda Balluku.

“Ministria e Infrastrukturës, që është edhe ministria mbi të cilën bie edhe pesha e keqmenaxhimit dhe korrupsionit për situatën energjitike në vend, për të cilën do të merren 200 milionë euro borxh, që do të paguhen nga taksat e shqiptarëve, ka shpallur fitues të tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, një bashkim kompanish turke, e cili ka ofruar rreth 12 milionë dollarë më shumë se oferta më e ulët. Pra, në garën midis “INTEKAR YAPI” dhe “ASL”që kërkoi ta ndërtojë tunelin për rreth 17 miliardë lekë ose 170 milion dollarë, dhe një tjetër bashkim operatorësh, përbërë nga kompania egjiptiane “Concord Engineering” dhe dy kompani shqiptare,  që kanë ofruar 12 milionë dollarë më pak për të njëjtën punë, në total 158 milion dollarë, ministria e drejtuar nga Belinda Balluku, zgjodhi ofertën më të shtrenjtë për xhepat e qytetarëve. Pikërisht në një kohë kur qeveria flet për krizë, taksat e shqiptarëve shpërdorohen. Dhe përpara syve të të gjithë shqiptarëve del qartë se kriza është për qytetarët, ndërsa për qeverinë është sezon pasurimi për të dhe klientët e saj. Dhe nuk janë pak, por 12 milionë dollarë që mund të shkojnë për shtresat në nevojë, jo për orekset e një grushti të vogël njerëzish”, tha Bushati.

Gjatë fjalës së tij ai theksoi se drejtësia duhet të veprojë dhe duhet t’i japë fund abuzimeve dhe shpërdorimit të taksave të shqiptarëve.

Deklarata e plotë:

Prej ditës që panikndjellësi iu shpalli shqiptarëve ‘krizën’, Partia Demokratike ka treguar me prova dhe fakte, se nuk kemi të bëjmë me një krizë energjitike, por me krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi.

Dhe kjo nuk po ndodh vetëm në sektorin e energjisë, por, sikurse ka ndodhur gjatë këtyre viteve, në të cilat korrupsioni ka arritur në nivelin e kapjes së shtetit, po ndodh edhe në sektorë të tjerë. Ministria e Infrastrukturës, që është edhe ministria mbi të cilën bie edhe pesha e keqmenaxhimit dhe korrupsionit për situatën energjitike në vend, për të cilën do të merren 200 milionë euro borxh, që do të paguhen nga taksat e shqiptarëve, ka shpallur fitues të tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, një bashkim kompanish turke, e cili ka ofruar rreth 12 milionë dollarë më shumë se oferta më e ulët.

Pra, në garën midis “INTEKAR YAPI” dhe “ASL”që kërkoi ta ndërtojë tunelin për rreth 17 miliardë lekë ose 170 milion dollarë, dhe një tjetër bashkim operatorësh, përbërë nga kompania egjiptiane “Concord Engineering” dhe dy kompani shqiptare,  që kanë ofruar 12 milionë dollarë më pak për të njëjtën punë, në total 158 milion dollarë, ministria e drejtuar nga Belinda Balluku, zgjodhi ofertën më të shtrenjtë për xhepat e qytetarëve.

Pikërisht në një kohë kur qeveria flet për krizë, taksat e shqiptarëve shpërdorohen.

Dhe përpara syve të të gjithë shqiptarëve del qartë se kriza është për qytetarët, ndërsa për qeverinë është sezon pasurimi për të dhe klientët e saj.

Dhe nuk janë pak, por 12 milionë dollarë që mund të shkojnë për shtresat në nevojë, jo për orekset e një grushti të vogël njerëzish.

Përballë shpalljes si fituese të ofertës më të shtrenjtë dhe abuzimit me taksat e tyre, qytetarët shqiptarë meritojnë transparencë dhe veprim të menjëhershëm të drejtësisë.

Veçanërisht, qytetarët e shtetit më të varfër në Europë, që për shkak të kësaj qeverie të korruptuar paguajnë çmimet, ndër më të shtrenjtat për ndërtimin e rrugëve në kontinent, si ato që kalojnë 20 milionë euro për kilometër.

Partia Demokratike nuk do të mjaftohet vetëm me denoncimin e këtij skandali, por do të dorëzojë kallëzim penal në SPAK për drejtuesen e Ministrisë së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Qytetarët shqiptarë nuk mund të mbajnë mbi shpinë korrupsionin e kësaj pakice, ndaj është detyra e drejtësisë t’i japë fund abuzimeve. Është detyra e drejtësisë t’i japë fund pandëshkueshmërisë së pushtetarëve që varfërojnë qytetarët, për të pasuruar veten dhe klientët më të cilët ndajnë një pushtet të paligjshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: