Anëtarja e Kryesisë së PD dhe ish-deputetja demokrate Dhurata Çupi me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se në Mat janë ndërtuar të tjera HEC-e nga ane qeverisë, duke lënë mijëra banorë pa ujë të pijshëm.

Çupi shprehet ndër të tjera se një grup i veçantë personazh me pushtet po tenton të grabisë gjithçka, me anë të PPP.

Postimi i Dhurata Çupi:

Tentohet grabitja e një tjetër pasurie publike për ta vënë ne shërbim të pushtetit.

Me gjithë resistencën e vazhdueshme të banorëve të Melthit, Zall Gjoçaj, Gjoçaj dhe fshatra te tjere, zonë në të cilë buron dhe pershkon ky uje, është planifikuar ndërtimi i një HEC-i. Fotot jane pikerisht nga kjo zone.

Duke ia kaluar pasurinë natyrore dy apo tre njerezve prane pushtetit, u heq kështu ujin e pijshëm 11 mijë banorëve të kësaj zone.

Në kushtet kur nuk aprovohet nga banorët, që janë grup interesi i drejtpërdrejtë, mazhoranca me arrogancën që e karakterizon, ka vijuar me procedurat për ngritjen e këtij HEC-i, duke sjellë kundërshtimin e ligjshëm të banorëve, të cilëve u ndalet uji në shtepite e tyre por edhe uji që u shërbejnë për vaditje, të cilët me prodhimet bujqësore mbajnë familjet.

Atë që u ka dhënë natyra, pa interes e PPP, e që u shërben banorëve, kjo qeveri kërkon tua grabisë me forcë.

Kjo është një aferë që duhet të marrë fund.

Unë jam në krah e në mbështetje të banorëve. Nëse kjo qeveri nuk ka punuar për tua pëmirësuar jetën shqiptarëve, të paktën mos tu marrë atë që natyra ua ka ofruar me bujari.

#stopshkatërrimit#

#mebanorëtematit#

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: