Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar mungesën e debatit në Kuvend për çështje kyçe që lidhen me procesin e integrimit europian.
Gjatë fjalës në seancë plenare, Tabaku theksoi se anëtarët e maxhorancës nuk marrin pjesë në Komisionin e Çështjeve Europiane kur duhet të miratohen ligje të rëndësishme, ndërsa evidentoi se Partia Demokratike ka mbi 60 iniciativa që nuk janë futur as në rend dite.
Ajo u shpreh se “nuk ka integrim europian pa diskutuar zgjedhjet dhe diskutimet në Parlamentin Europian”, duke theksuar mungesën e vullnetit politik për të çuar përpara reformat e nevojshme.
Jorida Tabaku: Anëtarët e maxhorancës, në Komisionin e Çështjeve Europiane nuk vijnë kur duhet të miratohen ligje. Parlamenti ka nevojë që të ketë debat për raportin mbi zgjedhjet, raportin e OSBE. Edhe ligjet që janë gati, nuk i vendosni në rendin e ditës. PD ka mbi 60 iniciativa dhe nuk diskutohet. Nuk keni vullnet politik për të çuar përpara gjërat. Nuk ka integrim europian, pa diskutuar zgjedhjet dhe diskutimet në PE.
Elisa Spiropali: Që të diskutohet raporti, është çështje dakordësie. Raporti duhet të diskutohet, sepse është raport i rëndësishëm.