TIRANE – Partia Demokratike i ka dërguar në prokurori pretendimet e saj rreth asaj që e cilëson si përpjekje të koalicionit të majtë për të cenuar votën e lirë, në zgjedhjet për kryetarin e ri të Bashkisë së Dibrës.

PD dorëzoi sot një kallëzim penal në Prokurorinë e Krimeve të Renda për një grup zyrtarësh, të cilin e quan ‘grup të strukturuar kriminal’, që sipas PD-së blen vota dhe kanos votuesit dibranë për llogari të kandidatit Muharrem Rama.

Me emra të përveçëm, Partia Demokratike sqaron se si funksionarë të lartë në Dibër, përfshirë, shefin e komisariatit të policisë të Peshkopisë, kreun e arsimit, drejtorin e OSHEE-së për veriun, kanë nisur blerjen e votave dhe ushtrojnë presion ndaj votuesve.

“PD ka renditur faktet se si prej mbi 10 ditësh ky grup po ushtron presion tek votuesit në Dibër, duke aplikuar skemën kriminale të blerjes së votës por edhe të kanosjes direkte të qytetarëve dibranë. Ky grup kriminal i përbërë nga drejtues të administratës publike, të tatimeve, shefi i policisë e deri tek mjeku i KEMP-it, janë vënë në shërbim të skemës kriminale për blerjes e zgjedhjeve në Dibër. Në kallëzimin penal, Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për të vënë përpara përgjegjësisë këta kriminelë të votës së lirë, të veshur me pushtet nga Edi Rama dhe lidhjet e tij kriminale.”- thuhet në deklaratën e PD-së.

Konkretisht personat e kallëzuar nga PD janë:

Dionis Ymeri, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Dibër.
Afrim Mikli, Kryetar i PS Dibër;
Arben Keshi, drejtor i Qendrës së Mbyllur për të Huajt e parregullt në Republikën e Shqipërisë;
Agron Malaj, Drejtor Rajonal i OSHEE per Veriun;
Ylli Mikli, Administrator i njësisë administrative Muhurrit;
Spartak Koltraka;
Nuri Meta;
Qamil Leta, person me precedent penal, eksponent i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU)
Jetmir Leshi, mjek, me detyrë anëtar i Komisionit Mjekësor të përcaktimit të Aftësisë së Kufizuar (KEMP);
Drini Gjeci, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale Arsimore në Bashkinë Dibër;
Sonila Braha, me detyrë Drejtore e Shërbimit Social;
Robert Aga, Shef i Komisariatit të Policisë Peshkopi.

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2016/09/KALLZIM-PENAL-PER-ZGJEDHJET-NE-BASHKINE-DIBER-1.docx” viewer=”microsoft”]
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb