Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj ka thirrur sot në një interpelancë zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj. Demokrati i ka kërkuar Ahmetajt se pse nuk kanë nisur punimet në zonën e Spitallë në Durrës, rruga Miqësia dhe Azem Hajdari.

“Do doja t’i thoja zonjës kryetare, në frymën e ligjit, ju s’keni të drejtë të zgjidhni se kush duhet të jetë ministri që duhet të thirret për interpelancë. Por kërkesa për interpelancë, kisha menduar që të ishte dhe ministrja e Infrastrukturës. Është deputeti që e përcakton interpelancën. I nderuar zoti Ahmetaj Këshilli i Ministrave vendosi që të përdoret një fond për rikonstruksion në rrugën Miqësia-Azem Hajdari. Këto rrugë i shërbejnë të gjithë qytetit. Një muaj më pas, në 30 korrik, këshilli i Ministrave me VKM vendosi shfuqizim të vendimit 404, për përdorimin e këtyre fondeve. Në cilësinë e deputetit të qarkut Durrës, kam kërkuar zhvillimin e kësaj interpelance, për të parë mundësinë se si do të zgjidhej ky problem.”, tha demokrati.

Ndërkohë, Ahmetaj tha se këto rrugë janë më komplekse dhe se është vënë në dispozicion një fond nga buxheti i shtetit. Sipas tij, në nëntor jepet kontrata e njëres rrugë dhe tjetra në muajin dhjetor.

“Dua t’ju sqaroj si më poshtë, shfuqizimi i vendimit të cituar nga ju, vjen si rezultat i harmonizimit të vendimeve të Këshillit të Ministrave, të lidhur me fondin e Abu-Dhabit për zhvillim. Në zonën katërt, do të ndërtohen 996 apartamente. Zona e re në zhvillim, Spitalla, janë shpallur me anë të vendimit të Këshillit të Ministrave. Sipas këtij vendimi është harmonizuar dhe me memorandumin e bashkëpunimit. Arsyeja e drejtpërdrejtë e ndryshimit është për të futur të dyja rrugët brenda një PDV-je, më të gjerë në mënyrë që të funksionojnë me mirë për qytetarët. Siç e thatë edhe ju me të drejtë, të dyja rrugët nuk janë thesit për përdorim të zonës, por janë lidhëse, kyçe, kritike, për të lidhur Spitallën me qytetin. Jemi para faktit se rrugët lidhëse që janë brenda konturit, do të ndërtohen dhe të rikontrukstohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me financimin e buxhetit të shtetit. Është riakoluar nga buxheti, dhe për pak ditë më njofton Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të lidhet kontrata e zbatimit për rrugën Miqësia dhe Azem Hajdari. Vetëm për këtë vit janë akorduar 1.2 mld. Të dyja rrugët janë brenda buxhetit, fondit të rindërtimit, janë të financuara dhe do të bëhen. Njëra ka përfunduar si procedurë, në nëntor dhe tjera do të nisë në dhjetor.”, tha ai.

Duke u ndalur te procesi i rindërtimit, Ahmetaj tha se 91 shkolla janë me financim nga buxheti i shtetit dhe 69 nga donatorët, 7 të tjera janë në proces financimi për shkak të vlerësimeve të mëvonshme.

“91 shkolla janë me financim nga buxheti i shtetit dhe 69 nga donatorët, 7 të tjera janë në proces financimi për shkak të vlerësimeve të mëvonshme. Pasi të hiqet lista prioritare, familjet me ndihmë ekonomike, familjet me nëna kryefamiljare, apo familje me vështirësi fizike, apo dhe familjet e policëve të vrarë, më pas hidhet shorti publik. Nëse kemi 100 familje që marrin në bazë të vlerësimit, apo kurorave, një pjesë e 1+1 janë në katin e parë dhe një pjesë në katet e tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: