NGA ELDA MENGA* TIRANË- Grupi Parlamentar Demokrat ka vendosur të kërkoje mocion për  shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, pas akuzave për vrasje të dy deputetëve Doshi dhe Fufi. Vendimi u mor në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit, ku u vu re edhe mungesa e deputetit të Mëhill Fufi. Deputetët e djathtë gjatë diskutimeve kërkuan që kryeparlamentari Meta të  të mos drejtojë me institucionin e Parlamentit deri sa drejtësia të zbardhë çështjen.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura u mblodhën firmat për t’ia paraqitur Kuvendit të Shqipërisë. Këtë të enjte, Parlamenti pritet të ketë një axhendë të ngjeshur, për shkak se demokratët kanë vendosur që të kenë një përballje të fortë për deklaratat e forta të deputetit Tom Doshi i cili vuri nën akuzë për vrasje kryetarin e Kuvendit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb