TIRANË
Ish-lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha së bashku me ish-presidentin e Republikës, Bujar Nishani janë shfaqur në krah të liderit aktual të selisë blu, Lulzim Bashës në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar tek “Pallati i Kongreseve”.
Nga 265 anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe nga 350 kandidatë që ishin më parë, sot kanë ngelur 349, kjo pas tërheqjes nga gara të zëdhënëses së ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli.
Pas zbatimit të axhendës, e cila është parashikuar në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, do të publikohen edhe anëtarët e këtij këshilli.
(n.m/ BalkanWeb)