TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave nga Partia Demokratike për paketën anti-KÇK të miratuar nga qeveria javën e kaluar.

Rama shkruan në “Twitter” se nuk ka asnjë surprizë dhe se as kanë parë gjë akoma e as nuk kemi dëgjuar gjë akoma nga goja e tyre. Sipas Ramës, PD krimin e ka mjet politik kundër qeverisë.

“PD vë në dyshim kushtetutshmërinë e paketës antiKÇK? Asnjë surprizë! As kanë parë gjë akoma po as kemi dëgjuar gjë akoma nga goja e tyre! Krimin e kanë mjet politik kundër qeverisë, por s’e kanë pasur kurrë në shënjestrën e tyre! Përkundrazi! E kanë ushqyer e janë ushqyer prej tij?”, shkruan Rama

Rama Tw
Rama Tw

PD deklaroi sot se përtej propagandës kryeministri nuk ka për të bërë asgjë, sepse pushteti i Edi Ramës varet nga krimi i organizuar, nga trafikantët e dënuar për trafik ndërkombëtar droge, nga vrasësit dhe kriminelët më të rrezikshëm të vendit, që blejnë dhe sigurojnë vota për pushtetin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb