TIRANE – Partia Demokratike u është rikthyer sërish akuzave ndaj kryetarit të Komisionit të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj, duke publikuar të dhëna, që sipas PD-së, implikojnë vëllain e Xhafajt në trafikun e drogës në Itali.

Në një deklaratë për mediat, kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj tha se policia shqiptare ka në dorë përgjimet e kryera nga antimafia italiane, ku vërtetohet aktiviteti kriminal i vëlllait të Xhafajt.

“Antimafia italiane i ka dorëzuar policisë shqiptare përgjimet për 7 rastet e evidentuara ku është përfshirë drejtpërdrejtë Agron Xhafaj, në importimin, furnizimin, shpërndarjen dhe shitjen e lëndës narkotike në zona të ndryshme të Italisë.”- deklaroi ai.

Sipas Alibeajt, “njeriu i përzgjedhur nga Rama për të luftuar krimin në radhët e gjyqësorit është i zhytur në krimin e familjarit të tij”.

DEKLARATA E PLOTE E ALIBEAJT
Vetem në kazanin e mbetjeve te Edi Ramës mund të gjesh kryetar komisioni ligjesh, një njeri që pretendon se do të reformojë drejtësinë, ndërkohë që i vellai është në hetim për trafik droge nga shteti Italian.
Njeriu i përzgjedhur nga Edi Rama për të luftuar krimin në radhët e gjyqësorit është i zhytur në krimin e familjarit të tij.
Antimafia italiane i ka dorëzuar policisë shqiptare përgjimet për 7 rastet e evidentuara ku është përfshirë drejtpërdrejtë Agron Xhafaj, në importimin, furnizimin, shpërndarjen dhe shitjen e lëndës narkotike në zona të ndryshme të Italisë.
Por i përzgjedhuri nga Edi Rama për të luftuar korrupsionin në drejtësi ka përdorur të gjitha levat e pushtetit për të ndalur zbatimin e ligjit edhe pse shteti italian i ka sjelle të plota përgjimet e bëra për Agron Xhafën, vellain e Fatmir Xhafes, prova këto që faktojnë përfshirjen e tij në trafik droge.
Policia hesht, sepse Edi Rames i duhet Fatmir Xhafaj për të bërë drejtësinë sic e do ai, ku mbrohet krimineli, trafikanti, hajduti dhe denohet qytetari që guxon ti kundervihet pushtetit të inkriminuar të Edi Ramës.
Fatmir Xhafaj vazhdon të drejtojë komisionin e ligjeve sepse kështu mbron vellain trafikant droge.
Ky është shteti që ngriti Edi Rama, me trafikantë, kriminelë, vrasës e tutorë prostitutash.
Mbajtja me cdo kusht e pushtetit jashte vullnetit te qytetareve është arsyeja se pse Edi Rama refuzon të zbatoje ligjin e dekriminalizimit.
Aleanca e krimit, drogës dhe plehrave nuk do ta shpëtojë dot Edi Ramën nga zemërimi i qytetarëve. Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb