Parlamenti Europian kërkon aktivizimin e menjëhershëm të procedurës për daljen sa më të shpejtë të Britanisë së madhe nga Bashkimi Europian.

Eurodeputetët kanë kërkuar që të përdoret menjëherë neni 50 i traktatit të Lisbonës, për të shmangur në këtë mënyrë pasiguritë dhe për të mbrojtur integritetin e Bashkimit Europian.

Rezoluta është miratuar me 395 vota, 200 kundër dhe 71 abstenime. Megjithatë është në dorën e Britanisë së Madhe se kur mund ta njoftojë Këshillin e Bashkimit Europian rreth planeve për t’u larguar nga Unioni.

Kryeministri Britanik David Cameron ka lënë të kuptohet se kjo do të ndodhë pasi ai të dorëzojë detyrën në vjeshtë, një kërkesë që kundërshtohet nga liderët europianë të cilët kanë kërkuar që ky proces të realizohet sa më parë.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: