Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka publikuar një video nga ambientet e Pediatrisë së Spitalit të Lushnjës, duke ngritur shqetësimin për kushtet në të cilat trajtohen fëmijët.

Në pamjet e publikuara shfaqen dhomat e repartit të pediatrisë, ku duken krevate të vjetër, pajisje dhe ambiente të amortizuara. Pamjet tregojnë gjithashtu njolla dhe çarje në pjesën e murit rreth instalimeve, lagështirë dhe tavani që pikon.

Gjendja e ambienteve ngre pikëpyetje për kushtet infrastrukturore në të cilat marrin trajtim pacientët, veçanërisht në një repart që shërben për fëmijët.

Deputeti Korreshi, përmes pamjeve, ka denoncuar situatën në Pediatrinë e Lushnjës, duke e paraqitur atë si një tjetër problematikë të sistemit shëndetësor në qytet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb