TIRANË- Teksa në Kuvend diskutohej për “Transformimin e ndërmarrjeve shtetërore”, zv.kryeministri Niko Peleshi hodhi poshtë akuzat e deputetëve të opozitës se kthimi i njërës prej godinave të universitetit “Fan Stilian Noli” në zyra për Agjencinë e Zhvillimit të Rajoneve, dëmton universitetin.

Sipas Peleshit kjo agjenci do ju vijë në ndihmë studentëve për sa i përket punësimit. “Ish shtëpia e ushtarakëve i është vënë në dispozicion kësja agjencie nuk e shohim në dëm të universitet, se kjo do punojë në të mirë të universitetit. Dje e kishte kazinoja, sot e kanë studentët që janë në kërkim të punës”.

Peleshi tha se kati i parë i godinës së universitetit që më parë përdorej si kazino, tani i është kthyer studentëve në formën e qendrës rinore. Ai shtoi se “Nuk i kundërshtoj kritikat as kur janë të ashpra por nuk pranoj ta ndani universitetin në tuajin dhe tonin, kur është i të gjithve”.

Më tej Peleshi tha se: Tek ajo godinë do hapim Masterin për Restauruesit”.

BERISHA: HAPNI ZYRA PËR TË MBUSHUR XHEPAT

Në replikë me zv/kryeministrin, Berisha tha se e vetmja gjë që Peleshi ka bërë për Korçën është që çoi atje modelin Rama.

“Do hyni në histori si qeveri e zyrave, për të mbushur xhepat. Ju të gjithë buxhetin e keni bërë zyra, salla, tualete. Tani po ngrini katër agjenci zhvillimi rajonal. Për çfarë ju duhen, në një kohë kur ju nuk tregoni dot një kilometër rrugë të ndërtuar, kur kreu juaj detyrohet të shkojë tre herë në një kilometër e gjysmë në Vlorë. Ke dy vjet që s’po bën dot një rrugë, për të lidhur autostradën me rrugën Transballkanike. Çfarë ke bërë për Korçën, asgjë. Do të të them çfarë bëmë ne në Korçe, ujësjellësi, kanalizimet. Bashkë inauguruam pallatet, dhe pastaj avulluan, nuk ja dhatë romëve. S’mund të dalësh këtu ti dhe të mbulosh dështimin e kësaj qeverie në Korçë dhe kudo. Ci doni agjencitë ju, i doni zyra për të larë për të shpëlarë.”- deklaroi Berisha.

(ma.ar/er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: