TIRANË

Avokati i Elton Hajrit, një prej të akuzuarve për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës deklaroi sot se prokuroria nuk solli asnjë provë në seancën për caktimin e masës së sigurisë.

Avokati Arbër Hoxha tha se në seancë u sollën vetëm disa foto të printuara bardhë e zi ku nuk dallohej asgjë.

“Në asnjë moment jo dhe gjykata i kishte të printuara në fotografi. Sipas prokurorisë mund të pretendohen shumë gjëra. Fakti që mund të jenë ditën e ngjarjes apo jo në resort nuk provon asgjë. Pamjet filmike ishin të printuara në bardhë e zi e nuk dalloheshin. Prokuroria tha se do i sjellë në një moment të dytë. Por nuk solli asnjë provë, asnjë lloj përgjimi. Sipas prokurorisë kur të zbardhen këto filmime do i vërë në dispozicion gjykatës. Të pandehurit nuk pranuan të kishin lidhje me ndonjë vepër penale”, deklaroi avokati.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb