VLORE – Policia e Vlorës finalizoi me sukses operacionin e koduar “Penkova”, në kuadër të të cilit u arrestuan 8 persona, pasi u kapën në flagrancë me armë dhe lëndë narkotike. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se aksioni u krye në fshatin Penkovë, ku u sekuestruan dy armë zjarri “Automatikë”, 17 fishekë model 56’ dhe 207 kg lëndë narkotike e llojit kanabis. Sipas policisë, mes 8 peronave të arrestuar janë edhe 4 femra, (që punonin për pastrimin dhe tharjen e bimëve narkotike), ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Shtetasit e arrestuar janë:
1. Mujo Gjinaj, 44 vjeç, banues në lagjen ”28 Nëntori” Vlorë.
2. Misto Jonuzi, 34 vjeç, banues në fshatin Penkovë.
3. Neritan Jonuzi, 25 vjeç, banues në fshatin Penkovë.
4. Denald Nushi, 21 vjeç, banues në fshatin Penkovë.
5. Majlinda Filaj, 42 vjeç, banues në fshatin Picar.
6. Valentina Izetaj, 51 vjeç, banues në fshatin Picar.
7. Engjellushe Alushaj, 33 vjeç, banues në fshatin Picar.
8. Sefire Filaj, 54 vjeç, banues në fshatin Picar.

Sipas Policisë së Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle në 3 prej banesave të fshatit Penkovë dhe kanë konstatuar se në banesën e shtetasit Misto Jonuzi janë gjetur dhe sekuestruar 6 thasë me 38 kg lëndë narkotike.

Ndërkohë në banesën e shtetasit Aredin Jonuzi, janë gjetur dhe sekuestruar 46 kg lëndë narkotike. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit: Nasip Jonuzaj, janë gjetur dhe sekuestruar 123 kg lëndë narkotike, 2 armë zjarri Automatikë, 2 krëhëra, si dhe 17 fishekë model 56’.

Gjithashtu, në banesën e këtij të fundit janë gjetur 4 shtetase (punëtore) : Majlinda Filaj, Valentina Izetaj, Engjellushe Alushaj dhe Sefire Filaj, te cilat përkujdeseshin për pastrimin dhe tharjen e bimëve narkotike.

Policia ka bllokuar dhe sekuestruar një automjet tip “Mercedes-Benz” me targë VL8874A, i cili përdorej për transportin e lëndës narkotike.
Policia ka shpallur në kërkim 3 persona të tjerë bashkëpunëtorë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale:
1. Edmond Haxhiraj, 44 vjeç, banues në fshatin Penkovë.
2. Nasip Jonuzaj, 65 vjeç, banues në fshatin Penkovë.
3. Aredin Jonuzaj, 56 vjeç, banues në fshatin Penkovë.
Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Vlorë, për veprn penale ”Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, dhe ”Mbajtje e Armeve dhe municioneve luftarake”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: